Aktualitet

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra Fatmira Hajdari, “e fundos” pallati 10 katësh dhe viza e revokuar, gjyqtarja: Vendimi ishte

18 Qershor 2020, 06:22 Nga DOSJA
Vettingu/ Shkarkohet nga detyra Fatmira Hajdari, “e fundos” pallati

TIRANË: Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkaruar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdarin. Ky vendim u mor për shkak se gjyqtarja ka probleme me pasurinë dhe i është refuzuar viza amerikane.  Në përfundim të seancës, Hajdari tha se ishte vendim i pritshëm. Ndërsa avokati Maks Haxhia u shpreh se do të apelojë këtë vendim, pasi pasuria e gjyqtares është e justifikuar.

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës doli të hënën para KPK-së, ku u mor në pyetje.  Ndërkohë në seancën dëgjomore u publikua dhe një raport nga Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK), që konstatoi deklarim të pasaktë të pasurisë së gjyqtares.

Sipas raporit problematikat qëndrojnë: tek një pallat 10-katësh që ka probleme që në ngritjen e tij,  disa kredi në emër të të birit, 13 apartamente dhe 1 vilë që nuk ka burime financiare të ligjshme.  Sakaq Hajdari u cilësua po ashtu e papërshtatshme në kriterin e figurës, pasi sipas Komisionit nuk kishte deklaruar revokimin e dy vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Jam e pastër, nuk e kam shkelur ligjin”, tha Hajdari gjatë fjalës së saj në seancë dëgjimore.

Menjëherë ajo bëri mbrojtje për të kundërshtuar gjetjet në një seancë që zgjati 4 orë. Një mbrojtje u bë përmes avokatit Maks Haxhia, i cili u përpoq të justifikonte juridikisht pse revokimi i vizës nuk ishte refuzim hyrje. Një të dytë, përmes avokates Ilira Dane, që përshkroi në detaje kundërshtimet mbi gjetjet në kriterin e pasurisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmira hajdari fatmira hajdari ne vetting fatmira hajdari fatmira hajdari ne vetting

Sondazh

Poll