Aktualitet

“Materniteti vatër e COVID-19”, Spitali i Vlorës sqaron situatën: Një personel shëndetësor asimptomatik ka rezultuar p

18 Qershor 2020, 07:48 Nga DOSJA
“Materniteti vatër e COVID-19”, Spitali i Vlorës sqaron

VLORË- Spitali i Vlorës ka reaguar pas publikimit të lajmit se një prej mjekëve në maternitetit ishte prekur me COVID-19. Një një reagim për mediat spitali bën me dije se një personel shëndetësor asimptomatik që ka rezultuar pozitiv është infektuar jashtë spitalit duke qenë pjesë e rrethit të kontakteve të personave të testuar më parë. Më tej në sqarim bëhet me dije se punonjësja në ditët e fundit nuk ka qenë në punë për problemet e saj.

REAGIMI I PLOTË

Spitali Rajonal Vlorë që është një nga pikat referuese të jetës në komunitet, bën me dije se në deklaratën e PD Dega Vlorë ka një keqinformim keqdashës! Qëllimi për të dëmtuar biznesin, ekonominë e qytetit nëpërmjet panikut të përhapur nga një mashtrim i tillë për personelin shëndetësor dhe situatën në spital, i bën jo vetëm keqdashës por edhe objekt të kallëzimit që institucioni do të bëjë pranë organeve përkatëse gjyqësore. Spitali Vlorë për sqarim të komunitetit, bën me dije se një personel shëndetësor asimptomatik që ka rezultuar pozitiv është infektuar jashtë spitalit duke qenë pjesë e rrethit të kontakteve të personave të testuar më parë. Punonjësja, për arsye të tjera shëndetësore ka qenë me paaftësi të përkohshme gjatë kësaj kohe.

Spitali Rajonal Vlorë në zbatim të dispozitave ligjore, prej muajsh ka ndaluar hyrjet e familjarëve duke arritur të mbrojë personelin si dhe vetë pacientët duke mirëmenaxhuar, si dhe në bashkëpunim me cdo qytetar vlonjat që ka treguar mirëkuptim. Janë qindra vizita mjekësore që kryhen cdo ditë nga mjekë e infermierë të palodhur që i japin qytetit vlerën e profesionistëve! Janë jetë të shpëtuara cdo ditë nga puna e tyre, janë ato ekipe që sfiduan panikun edhe për muaj të tërë mohuan familjet e tyre duke ju përkushtuar profesionit më fisnik në botë. Sapo ka ardhur në jetë një vajzë në maternitetin e Vlorës! Mirëserdhe qytetarja më e re e qytetit tonë të bukur!

Ndërkohë më herët është raportuar se materniteti i Vlorës është një vatër e re infeksioni. Mësohet se në këtë repart të spitalit janë regjistruar raste me COVID-19, duke bërë që një pjesë e sftafit të futet në karantinë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne vlore koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 spitali i vlores covid ne vlore koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 spitali i vlores

Sondazh

Poll