Aktualitet

COVID-19 futet dhe në universitet, infektohet juristi tek “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

18 Qershor 2020, 07:59 Nga DOSJA
COVID-19 futet dhe në universitet, infektohet juristi tek

ELBASAN- Një rast i ri me COVID-19 është regjistuar në Elbasan. Sipas informacioneve mësohet se i infektuari është jurist në universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka nisur hetimi epidemiologjik dhe një pjesë e stafit është izoluar pasi dyshohet se prekur me koronavirus.

Nga ana tjetër situata me COVID-19 vijon të mbetet e paqëndrueshme. Dje janë regjistruar dhe 50 raste të reja, por përhapja ka vijuar dhe në 24 orët e fundit. Harta është zgjeruar me 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Gjatë ditës së fundit janë shëruar 13 qytetarë dhe një paciente tek  Infektivi ka humbur jetën. Që nga nisja e pandemisë janë 38 jetë të humbura dhe 1722 janë konfirmuar me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander xhuvani covid ne elbasan infektohet juristi i universitetit masat kunder covid 19 aleksander xhuvani covid ne elbasan infektohet juristi i universitetit masat kunder covid 19

Sondazh

Poll