Aktualitet

COVID-19/ Raste pozitive edhe në Maternitetin e Vlorës, karantinohet stafi

18 Qershor 2020, 07:08 Nga DOSJA
COVID-19/ Raste pozitive edhe në Maternitetin e Vlorës, karantinohet

Tiranë- Ditën e djeshme rezultuan të infektuar me COVID-19 50 persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se materniteti i Vlorës është një vatër e re infeksioni. Të njëjtat burime bëjnë me dije se dje janë regjistruar raste me COVID-19 në këtë maternitet, duke bërë që stafi i këtij spitali të futet në karantinë.

 

Ndërkohë situata me COVID-19 vijon të mbetet e paqëndrueshme. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 50 raste të reja. Harta është zgjeruar me 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje. Gjatë ditës së fundit janë shëruar 13 qytetarë dhe një paciente tek  Infektivi ka humbur jetën. Që nga nisja e pandemisë janë 38 jetë të humbura dhe 1722 janë konfirmuar me COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll