Aktualitet

Ekzekutimi i Hekuran Billës/Vëllai dhe nipi marrin hakun për vrasjen e Prel Markut, arrestohet 22-vjeçari, dyshohet se ka nd

18 Qershor 2020, 07:27 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Hekuran Billës/Vëllai dhe nipi marrin hakun për

TIRANË- Policia e Shtetit për ekzekutimin e biznesmenit Hekuran Billa ka arrestuar nipin e Prel Markut, 22-vjeçarin Sebastian Mali. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu ra në prangat e policisë gjatë një aksioni që u zhvillua në tre qytete, Tiranë, Lezhë dhe Dukagjin. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 22-vjeçari është bashkëpunotor në krim, pasi dyshohet se ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjet e tij. Mali u identifikua nga kamerat e sigurisë dhe pas vrasjes ai është mbajtur nën vëzhgim nga Policia. Ndërkohë, po analizohen kamerat në zonë për identifikimin e autorëve të tjerë.

Sakaq mësohet se  policia po punon për arrestimin e Viktor Markut, i cili dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri biznesmenin. Viktor Marku ka hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Mali i Zi, një ditë para vrasjes së Hekuran Billës. Nuk dihet ende nëse Marku ka kaluar sërish kufirin apo fshihet brenda territorit shqiptar.

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin.  . Dosja.al raportoi se për këtë vrasje është shpallur në kërkim edhe Viktor Marku.  Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa prel marku ekzekutohet hekuran billa prel marku

Sondazh

Poll