Aktualitet

Vrau për një pelë bashkëfshatarin në Gjirokastër/ Pas krimit autori “shpërthen” në lot dhe i bie kokës me grushte:

18 Qershor 2020, 06:38 Nga DOSJA
Vrau për një pelë bashkëfshatarin në Gjirokastër/

GJIROKASTËR- Humbja e një pele u bë shkak i vrasjes së djeshme në Gjirokastër.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i vrasjes Janaq Koleta ka deklaruar në polici se sherri ndodhi pasi i humbi pela. Ai ka treguar para oficerëve se viktimës i kishte kërkuar llogari për humbjen e pelës. Sip as tij,  këtu nisi edhe sherri mes tyre dhe autori e qëlloi me shkop në këmbë viktimën.  Xhavara në tentativë për t’u larguar u  rrëzua dhe përplasi kokën në një shtyllë druri.  Ky i fundit pësoi dëmtime në kokë dhe filloi t’i dilte gjak. Autori ka dëshmuar se nuk i dha ndihmën e parë,  por iku me vrap nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Labovë në Gjirokastër. Pas sherrit Janaq Koleta vrau me gurë Andrea Xhavarrën. Autori u arrestua menjëherë nga Policia,

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea xhavarra janaq koleta vrasje ne gjirokaster andrea xhavarra janaq koleta vrasje ne gjirokaster

Sondazh

Poll