Aktualitet

Kishte bërë gati 114 doza kanabis, arrestohet 41-vjeçari në Fier. Policia: E kapën teksa shiste drogën

18 Qershor 2020, 07:07 Nga DOSJA
Kishte bërë gati 114 doza kanabis, arrestohet 41-vjeçari

FIER– Policia e Fierit ka sekuestuar sot 865 gramë kanabis që ishte ndarë në 114 doza gati përe shitje. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: K. C., 41 vjeç, banues në Lushnjë, po ashtu është proceduar dhe T. Dh., i cili po blinte drogën. Në cilësinë e provës materiale është se sekuestruar  një peshore elektronike që shërbente për të bërë gati në doza të vogla lëndën narkotike, një aparat celular dhe një sasi parash.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Paketimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier. Sekuestrohen 865 gramë kanabis, një pjesë e së cilës ishte bërë gati për shitje në 114 doza. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, procedohet penalisht shtetasi që dyshohet se do ta blinte.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Paketimi”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: K. C., 41 vjeç, banues në Lushnjë. Si rezultat i operacionit, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin K. C., i cili do t’i shiste lëndën narkotike të bërë gati në doza, shtetasit T. Dh.

U procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T. Dh., 53 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se do të blinte lëndën narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. C, u gjet dhe sekuestrua sasia e lëndës narkotike 865 gram cannabis sativa, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në 114 doza, gati për shitje. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një peshore elektronike që shërbente për të bërë gati në doza të vogla lëndën narkotike, një aparat celular dhe një sasi parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 41-vjeçari droga ne fier policia fier arrestohet 41-vjeçari droga ne fier policia fier

Sondazh

Poll