Aktualitet

Vrasja në Gjirokastër, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: U zumë për një pelë, nuk doja ta vrisja

18 Qershor 2020, 06:44 Nga DOSJA
Vrasja në Gjirokastër, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: U

GJIROKASTËR- Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Gjirokastër. Janaq Koleta që është arrestuar për vrasjen e fqinjit të tij ka folur para policëve.

Dosja.al mëson se Koleta ka thënë se sherri me Andrea Xhavarra ndodhi për një pelë. “Nuk doja ta vrisja u zumë pasi kishte humbur pela, Andrea mohoi të kishte lidhje me pelën time”, ka thënë Koleta.

Më tej ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja dhe është shprehur se viktimën e ka shtyrë dhe e ka përplasur në një shtyllë druri. Aty ka parë që i ka dalë shumë gjak dhe është panikosur dhe ka ikur me vrap.  

Kur e qëllova u rrëzua tek një shtyllë druri e u dëmtua në kokë, aty pash që po i dilte shumë gjatë dhe u panikosa dhe u largova me vra. Nuk e di se ku më çonin këmbët. Nuk doja ta vrisja, e kam qëlluar për ta trembur”, ka thënë më tej ai në dëshminë e tij. Në fundit Koleta tha ka thënë se meriton të dënohet dhe vitet e mia të mbetura t’i kaloj në burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Labovë. Janaq Koleta është përfshirë në një sherr me fqinjin e tij Andrea Xhavarra. Koleta e akuzonte Xhavarrën se i kishte marrë pelën dhe përplasja degjeneroi në dhunë. Në sherr e sipër viktima është shtyrë nga autori dhe është qëlluar me sende të forta duke mbetur i vdekur në vend. Policia ka arrestuar autorin, i cili është penduar për krimin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea xhavarra janaq koleta vrasje ne gjirokaster andrea xhavarra janaq koleta vrasje ne gjirokaster

Sondazh

Poll