Aktualitet

I vrau babain për një pelë/ Flet djali i viktimës në Gjirokastër: Autori ka qenë problematik për të gjithë fshatin

18 Qershor 2020, 07:12 Nga DOSJA
I vrau babain për një pelë/ Flet djali i viktimës në

GJIROKASTËR- Djali i Andrea Xhavarrës, që u vra dje në Gjirokastër ka deklaruar se babai i tij edhe autori kanë pasur konflkte të vazhdueshme për kullotat. Ai ka theksuar se autori ka qenë një person problematik për të gjithë fshatin.

 

Këtu në mes të fshatit. Konflikti i çastit ditën e djeshme por ka qenë e herë pas hershme se ai personi që bëri këtë, problematik ka qenë gjithmonë këtu në fshat me të gjithë. Kështu ka bërë. Ca vende i bënte sikur i kishte të tijat. Ka pasur edhe dëmitarë vërdallë, policia i ka marrë në pyetje”, është shprehur ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Labovë. Janaq Koleta është përfshirë në një sherr me fqinjin e tij Andrea Xhavarra. Koleta e akuzonte Xhavarrën se i kishte marrë pelën dhe përplasja degjeneroi në dhunë. Në sherr e sipër viktima është shtyrë nga autori dhe është qëlluar me sende të forta duke mbetur i vdekur në vend. Policia ka arrestuar autorin, i cili është penduar për krimin.

(J.V. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea xhavarra janaq koleta vrasje ne gjirokaster andrea xhavarra janaq koleta vrasje ne gjirokaster

Sondazh

Poll