Aktualitet

COVID-19 vijon përhapjen në Durrës, shënohen dhe 6 raste të tjera

18 Qershor 2020, 07:39 Nga DOSJA
COVID-19 vijon përhapjen në Durrës, shënohen dhe 6 raste

DURRËS- Qyteti i Durrësit është një ndër më të prekurit nga COVID-19. Në 24 orët e fundit mësohet se janë konfirmuar dhe 6 raste të reja që janë kontakte me rastet e konfirmuar një ditë më parë.

Sipas informacioneve epidemiologët vijojnë punën e tyre në terren dhe po gjurmojnë rastet e reja për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Nga ana tjetër situata me COVID-19 vijon të mbetet e paqëndrueshme. Dje janë regjistruar dhe 50 raste të reja, por përhapja ka vijuar dhe në 24 orët e fundit. Harta është zgjeruar me 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje. Gjatë ditës së fundit janë shëruar 13 qytetarë dhe një paciente tek  Infektivi ka humbur jetën. Që nga nisja e pandemisë janë 38 jetë të humbura dhe 1722 janë konfirmuar me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rastet e reja me covid në durrës koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rastet e reja me covid në durrës

Sondazh

Poll