Aktualitet

Mos dilni nga shtëpia pa çadër, paradite do dalë dielli, në mesditë rrebeshe shiu (PARASHIKIMI I MOTIT)

18 Qershor 2020, 05:58 Nga DOSJA
Mos dilni nga shtëpia pa çadër, paradite do dalë dielli,

SHQIPËRI- Paraditja e sotme do të jetë me kthjellime, ndërsa gjatë pasdites do të ketë rebeshe shiu. Sipas Meteoalb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 11°C deri në 29°C. Ndërsa, në mbrëmje nuk do të ketë reshje shiu.

Parashikimi:

Dita nis me kthjellime, por duke iu afruar mesditës vranësirat zhvillohen gradualisht duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu, ku më të dukshme do jenë në zonat malore. Mbrëmja largon reshjet nga territori shqiptar. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë. Europa Juglindore, Qendrore dhe Lindore paraqiten me vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu. Ndërsa mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare mbizotëron Europën Veriore dhe Rajonin e Mesdheut.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 18 qershor 2020 parashikimi i motit 18 qershor 2020

Sondazh

Poll