Aktualitet

Dogji flamurin shqiptar/Anti-Terrori merr në hetim minoritarin grek, Manol Vito shpallet në kërkim, dyshohet se ka hyrë ileg

18 Qershor 2020, 05:42 Nga DOSJA
Dogji flamurin shqiptar/Anti-Terrori merr në hetim minoritarin grek, Manol

Sarandë- Policia ka shpallur në kërkim minoritarin Manol Vito, i cili më 15 Qershor dogji dy flamuj shqiptarë në Sarandë.  Njëkohësisht ai është marrë në hetim nga Anti Terrori dhe mbi të rëndojnë akuzat: ‘Poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj’ dhe ‘Nxitje e urrejtjes ose grindjeve’. Dyshohet se minorotari ka hyrë ilegalisht në shtetin grek.

“Më datë 16.06.2020 u referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë për shtetasin Manol Vito, me arsim 12 klase sepse në vendin e quajtur “Plazhi i ri” Sarandë më datë 15.06.2020 ka djegur flamurin shqiptar të cilin e kishte marrë në godinën e shoqatës “Omonia” Sarandë. Veprat Penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj. Punohet për gjetjen dhe shoqërimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve”, njofton policia

Më 15 Qershor Vito, i cili është nga fshati i Finiqit dogji dy flamujt shqiptarë dhe videon e hodhi në rrjetet sociale. Njërin prej flamujve e dogji pranë bulevardit “Hasan Tahsini” dhe tjetrin në parkun miqësia në qendër të Sarandës

“Këtu jemi në Sarandë. Këtu jemi në Vorio Epir. Këtë flamur e mora nga zyrat e OMONIA-s sepse nuk meriton që të qëndrojë atje dhe po e djeg.”, u shpreh ai teksa iu vuri flakën flamujve kuq e zi.  Ky veprim tij erdhi, pasi “Djemtë e Labërisë” dogjën flamurin e Vorio-Epirit  në varrezat e Këlcyrës.

Ndërkohë, ditën e djeshme u zhvillua një protestë para konsullatës greke në Gjirokastër , ku protestuesit kërkuan largimin e konullit grek. Protestuesit theksuan se u janë cënuar të drejtat shqiptarëve në Greqi dhe se ishte e padrejtë djegja e flamujve shqiptarë. Policia gjobiti me 5 mln lekë organizatorët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet flamuri shqiptar manol vito digjet flamuri shqiptar manol vito

Sondazh

Poll