Bota

Kryeministri Hoti mbledh liderët, konsultime me partitë për dialogun para takimit të 27 qershorit në SHBA

17 Qershor 2020, 11:59 Nga DOSJA
Kryeministri Hoti mbledh liderët, konsultime me partitë për

KOSOVË– Ditën e sotme kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka ftuar liderët partiakë në një takim, pak ditë para vizitës së planifikuar më 27 qershor në Shtëpinë e B ardhë në Uashington.

Ndërkohë është mësuar se takimi do të mbahet ditën e nesërme në orën 11:00 në zyrën e kryeministrit, ku mësohet se në qendër të takimit do të jetë bashkërendimi i qëndrimeve të spektrit politik të vendit në procesin e dialogut me Serbinë. Kjo ndodh në një kohë kur i dërguari i BE për dialogun Kosovë serbi, Miroslav Lajcak, ndodhet në Prishtinë dhe në ditën e dytë të qëndrimit të tij atje, ka takuar kryetarin e lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atë të lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndërkohë  në axhendë, Lajcak ka takime edhe me krerët e partive të tjera parlamentare ndërkohë që mbrëmjen e të martës, ai u takua me kryeministrin e ri të vendit, Avdullah Hoti. Ky i fundit u shpreh se e informoi Lajcak për qasjen e qeverisë ndaj dialogut, që përfundimisht duhet të përmbyllë një marrëveshje dhe çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit!”- ka shkruar Hoti.

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme sigurisht për Kosovën dhe Serbinë, për qytetarët e të dy vendeve, është e rëndësishme për gjithë rajonin dhe është e rëndësishme për stabilitetin komplet të Bashkimit Evropian, vendi ynë është Brenda Bashkimit Evropian, unë jam shumë i kënaqur dhe i inkurajuar me mesazhet që zoti Lajçak na i tregoi.”- tha ai.

Ndërsa Lajçak u shpreh se në një kohë që rruga evropiane nuk mund të trazohet nga askush tjetër, përveçse nga Bashkimi Evropian.

“Pa dialogun e lehtësuar nga BE kjo nuk do të ishte e mundur dhe natyrisht që dua të ndërtoj atë që është arritur tashmë dhe të shkoj më tej dhe ta çoj këtë proces në një përfundimin të suksesshëm dhe pa humbur kohe.”-deklaroi Lajçak.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti avdullah hoti

Sondazh

Poll