Bota

Shtohen rastet e reja me Covid-19/ Maqedonia e Veriut hap kufijtë dhe hotelet, kalimi vetëm me “pasaportën e shëndetit”

17 Qershor 2020, 08:40 Nga DOSJA
Shtohen rastet e reja me Covid-19/ Maqedonia e Veriut hap kufijtë dhe

MAQEDONI E VERIUT-Në një kohë që Maqedonia e Veriut zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja, kryeminstri i teknik i vendit Oliver Spasovski përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se nga dita e sotme17 qershor do të rihapen kufijë.

E ndërkohë ky vendim vjen mes një situate të vështirë të pandemisë, ku ditë pas dite shënohen qindra të infektuar dhe dhjetëra viktima.

Megjithatë qeveria e Maqedonisë ka vendosur hapjen e kufijve, vendim ky që përjashton aeroportet, pasi parashikohen që të hapen në një kohë të dytë.

Ndërkohë çdo shtetas që  dëshiron të kalojë kufirin me Maqedoninë është i detyruar që të paraqesë një test të vlefshëm PCR, i realizuar 72 orët e fundit si edhe duhet vetizolim i detyruar për 14 ditë. Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë.

Gjithashtu të gjithë ata që do të duan të hyjnë në Maqedoni por nuk kanë një test negativ për Covid-19, do të dërgohen në karantinë shtetërore. Por ky vendim nuk vlen vetëm për turistët e huaj, të njëjtin urdhër duhet të zbatojnë edhe shtetasit shqiptar që duan të kalojnë kufirin në shtetin fqinj nuk do të lejohen të kalojnë, pa pasur më parë një certifikatë të posaçme.

Ndërkohë Qeveri miratoi një dekret me fuqi ligjore i cili lejon punën e hoteleve dhe bujtinave nga 22 qershori. Janë bërë gati edhe protokollet.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut oliver spasovski koronavirusi ne maqedonine e veriut oliver spasovski

Sondazh

Poll