Bota

Shtohen papritur rastet e reja me Covid-19/ Në 2 aeroportet e Pekinit anulohen mbi 1 mijë fluturime, mbyllen për herë të dy

17 Qershor 2020, 08:14 Nga DOSJA
Shtohen papritur rastet e reja me Covid-19/ Në 2 aeroportet e Pekinit

PEKIN– Shtimi i rasteve të reja me Covid-19 ka ngjallur sërish shqetësim për situatën në vend pasi mund të çojë në një valë të dytë të pandemisë. Për këtë shkak ditën e sotme të dy aeroportet e Pekinit kanë anuluar më shumë se një mijë fluturime kanë njoftuan sot mediat zyrtare.

Plotë 1.255 fluturime me nisje dhe mbërritje në aeroportet e Pekinit janë anuluar, ku mbi 70% e fluturimeve që ishin të rezevuara më herët, shkruajnë mediat vendase.

Për të shmangur sa më shumë një valë të dytë të pansdemisë, autoritetet zyrtare në Pekin u kanë kërkuar 21 milionë banorëve të reduktojnë udhëtimet jo shumë të domosdoshme jashtë qytetit, si edhe ka dhënë urdhër për të mbyllur sërish shkollat pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në kryeqytetin kinez.

Ndërkohë disa qytete dhe provinca kanë vendosur tashmë një karantinë për udhëtarët që vijnë nga kryeqyteti kinez.

Burimi: Lemonde

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne pekin koronavirusi ne pekin

Sondazh

Poll