Bota

Greqia rihap bordellot sipas rregullit të 15-minutëshit, klientëve u mbahen të dhënat për 4 javë

17 Qershor 2020, 10:37 Nga DOSJA
Greqia rihap bordellot sipas rregullit të 15-minutëshit,

GREQI–  Greqia është një ndër vendet që pavarësisht përhapjes së pandemisë, ka krijuar një strategji edhe për rihapjen e sezonit veror. Ndëkohë është mësuar se sëfundmi autoritetet vendase kanë konfirmuar se nga  kjo javë do të lejohet rihapja e bordellove, me udhëzime të rrepta sigurie.

Në njoftimin e rihapjes bëhet me dije se vizitat janë të kufizurar deri në 15 minuta për çdo klient.

Gjithashtu dyert dhe dritaret duhet të mbahen të hapura, për pasur një ambient me ajër sa më të  pastër, pagesat duhet të bëhet vetëm me kartë dhe jo me para kesh, ndërsa bizneset duhet të mbajnë një listë të klientëve së bashku me emrat dhe numrat e tyre të telefonit, në një zarf të mbyllur për katër javë, për të pasur mundësi që autoritetet të gjurmojnë rastet e infeksioneve.

Ndërkohë puna e bordellove po diskutohet edhe në shtete të tjera të botës, ku vende si Britania apo edhe shtete të tjera anëtare të BE-së nuk lejojnë ende hapjen bordellove si shkak i Covid-19.  Ndërsa qeveria holandeze planifikon të hapë bordellot më 1 shtator, ndërkohë që janë të mbyllura që prej më shumë se 3 muajsh si shkak i pandemisë.

Ndërkohë kufizimi i punës së bordellove, është bërë një problem për punonjëset e seksit sepse kanë frikë për të ardhurat e tyre në mesin e pandemisë.

Deri më tani Greqia ka shënuar relativisht pak raste me koronavirus, krahasuar me vendet e tjera, sipas të dhënave nga Universiteti ‘John Hopkins’, deri më tani janë regjistruar 3.148 raste me Covid-19 dhe 185 viktima.

Burimi: Cyprusmail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në greqi rihapen bordellot ne greqi koronavirusi në greqi rihapen bordellot ne greqi

Sondazh

Poll