Bota

I kthehet sërish “luftës” me Covid-19, Kina shënon 44 raste të reja me koronavirus

17 Qershor 2020, 09:36 Nga DOSJA
I kthehet sërish “luftës” me Covid-19, Kina shënon 44

KINË– Në 24 orët e fundit në Kinë janë shënuar të paktën  44 raste të reja me Covid-19. Shtimi i personave të infektuar në “epiqendrën”  e koronavirusit  ka rritur shqetësimin tek autoritetet, duke ndërmarrë sërish masa kufizuese për të frenuar një valë të dytë të pandemisë.

Ditën e sotme autoritetet kineze të shëndetësisë raportuan se 44 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në territorin kinez, ku mes tyre 33 ishin transmetime lokale dhe 11 raste hyrëse.

Teksa vendi është përfshirë prej më shumë se tre ditësh nga rastet e  reja, ka marr vendimin për izolimin dhe karantinën  e detyruar pasi Kina rrezikon një valë të dytë pandemie.  Në Pekin sot u regjistruan 31raste me virus, ndërsa provincat Hebei dhe Zhejiang regjistruan një rast secili, ka deklaruar Komisioni Kombëtar i Shëndetit në raportin e tij të përditshëm.

Deri më tani që prej fillimit të shpërthimit  në Kinë  janë konfirmuar 83.265 pacientë të infektuar, ndërsa të vdekur janë shënuar  4.634 persona.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll