Bota

Arrestohet kryetari i Komunës së Budvës në Malin e Zi, kundërshtuan me forcë policinë

17 Qershor 2020, 09:10 Nga DOSJA
Arrestohet kryetari i Komunës së Budvës në Malin e Zi,

BUDVA– Mëngjesin e sotëm zyrtarë komunalë dhe një numër i madhe qytetarësh janë mbledhur  në ambientet e objektit të komunës së Budvës, pasi dhjetëra furgonë me policë ishin nisur drejt Budvës.

Mësohet se policia ka shkuar pranë institucionit me motivin e prezantimit të inspektimeve në komunë, por është kundërshtuar nga vet kryetari i komunës, nënkryetari dhe zyrtarë të tjerë.

Marko Careviq dhe nënkryetari i komunës Kristo Radoviq, janë arrestuar sot para komunës, ku bashkë me to nën pranga ka rënë edhe menaxheri i komunës, Millo Bozhoviq, Sekretari për Investime, Mlladen Mikijel, Nikola Jovanoviq, shef i kabinetit të doganës si dhe Gjorgje Vujoviq, këshilltar i Careviqevit.

Lidhur me këtë situatë policia malazeze gjithashtu arrestoi edhe djalin dhe vëllain e Mark Careviqit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet kryetari i komunës së budvës budva marko careviq arrestohet kryetari i komunës së budvës budva marko careviq

Sondazh

Poll