Bota

Bashkëshorti dhe djali e gjetën të vdekur në banjo/ Kirurgia e njohur serbe bën vetëvrasje

17 Qershor 2020, 11:40 Nga DOSJA
Bashkëshorti dhe djali e gjetën të vdekur në banjo/ Kirurgia

SERBI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një kirurge e njohur në shtetin fqinj ka vararë veten. Bëhet fjale për kirurgen 50-vjeçare, Violeta Skorobac Ashanin, një kirurge plastike e preferuar e skenës serbe, klientët e së cilës ishin personazhe të njohur televizionit serb, nga prezantuese,  këngëtarë, por edhe politikanë. Mediat e huaja kanë shkruar se ajo është gjetur e vdekur në një apartament familjar në qendër të Beogradit.

Ndër të tjera thuhet se dyshohet për vetëvrasje, ndërsa Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar t’i bëhet autopsia. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se kirurgia Skorobac Ashanin e ka vrarë veten duke goditur zemrën dy herë me thikë.

Ndërkohë  prokuroria kërkon që të bëhet një konstatim toksikologjik, në mënyrë që të përcaktohet nëse kirurgia e njohur ka konsumuar disa ilaçe ose alkool. Sigurisht që lajmi për vdekjen e saj ka shqetësuar të dashurit dhe të njohurit e saj, më shumë edhe për mënyrën sesi ajo e vrau veten.

Bashkëshorti dhe djali i saj e kanë gjetur të vdekur e të mbuluar nga gjaku, pasi  ajo qëndroi për një kohë të gjatë në banjo.

Kujtojmë se mekja ishte pronare e një spitali të mirënjohur privat dhe një eksperte e njohur në fushën e kirurgjisë plastike, me një karrierë 20-vjeçare.

Burimi:  A!

A.C./Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota violeta skorobac ashanin violeta skorobac ashanin

Sondazh

Poll