Bota

Tensionet Kinë-Indi, vriten 20 ushtarë indianë dhe plagosen 43 kinezë nga përleshjet e ashpra në kufi

17 Qershor 2020, 08:57 Nga DOSJA
Tensionet Kinë-Indi, vriten 20 ushtarë indianë dhe plagosen

INDI-Të paktën 20 ushtarë indian kanë mbetur të vdekur si shkak i përleshjeve të armatosura  mes forcave kineze dhe atyre indiane, përfshirë edhe një kolonel. Por nga ana tjetër Kina ka raportuar se janë plagosur 43 ushtarë të tjerë.

Beteja e ashpër shpërtheu mes dy palëve përgjatë vijës kufitare që ndanë këto dy vende, e lidhur me këtë ngjarje ushtria indiane ka njoftuar se “përleshja sy me sy” shpërtheu në luginën Galëan në veri të Ladakh, ku raportohet se janë shkaktuar dëme nga të dyja palët.

Në fillim vdiqën vetëm dy ushtarë ndërsa më pas numri shkoi në 20, ndërsa Kina ka njoftuar se janë plagosur 43  ushtar, por nuk kanë sqaruar sesa ushtarë kanë humbur jetën gjatë konfrontimit. Kujtojmë se tensionet mes dy fuqive bërthamore u rritën gjatë muajve të fundit, por mbrëmë shpërtheu në përpalsje të ashpra ku u shënuan edhe viktima.

 Burimi: ndtv

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indi kine tensionet kine-indi indi kine tensionet kine-indi

Sondazh

Poll