Bota

Bilanc i frikshëm në Brazil/ Mbi 34 mijë të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit

17 Qershor 2020, 10:09 Nga DOSJA
Bilanc i frikshëm në Brazil/ Mbi 34 mijë të infektuar nga

BRAZIL– Brazili është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi, shtet në të cilin çdo ditë e më tepër po shënohen viktima dhe të infektuar nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit Brazili ka shënuar 34.918 persona të infektuar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të sëmurëve mbi 928 mijë që prej fillimit të shpërthimit.

Ndërkohë vet autoritetet në vend bëjnë me dije se shpërthimi i rasteve të reja është nën kontroll.

Por teksa situata nuk është përmirësuar aspak, Organizata Botërore e Shëndetit e ka cilësuar si një lajm të shkëlqyer gjetjen e një studimi të Universitetit të Oksfordit, të cilët zbuluan deksametazon, që pritet të ndihmojë në shpëtimin e jetës së njerëzve, pasi ky virus deri më sot ka vrarë mbi 400 mijë njerëz në mbarë botën.

Ndërkohë më shumë se 8.2 milion njerëz janë konfirmuar si të infektuaar në të gjithë botën, por mbi 4.3 milionë pacientë janë shëruar plotësisht nga virusi. Në rang global Amerika renditet si vendi i parë në botë më i prekur nga virusi.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll