Aktualitet

“Qeveria të plotësojë kërkesat tona, do hyjmë në grevë”, Shoqatat e Transportit në protestë/ Policia i shpërndan m

17 Qershor 2020, 09:15 Nga DOSJA
“Qeveria të plotësojë kërkesat tona, do hyjmë

TIRANË- Shoqatat e transportit kanë dalë sot sërish në protestë dhe kërkojnë nga qeveria që të dëgjojë kërkesat e tyre. Ata janë shprehur se do të vijojnë protestat deri në fund, pasi kanë tre muaj pa punë dhe kanë marrë vetëm nga 400 mijë lekë. Përfaqësuesit e shoqatave kanë shprehur edhe njëherë kërkesat duke thënë se kërkojnë që të ulet akciza e naftës për tranportin, të subvencionojë mungesën e punës dhe të ketë një paketë të dytë me 400 mijë lekë për këtë sektor.

Në duam të drejtat tona të na paguajnë, ose të hapin transportin publik. Çfarë do bëjmë ne me 400 mijë lekë, le të vij Edi Rama t’ja jap unë 400 mijë lekë dhe të jetojë ai. Ne duam që të plotësohen kushtet tona që kërkuar. Na ka vajtur thika në fyt nuk mund të durojmë dot më. Ne do të vijojmë që të protestojmë çdo ditë, deri në fund le të përplasemi me policinë. U hap “Air Albania”, pse mos të hapemi dhe ne. Janë shumë punëtorë që shkojnë në punë, po lodhen njerëzit rrugëve duke ecur në rrugë. Qeveria të pranojë kërkesat e shoqatave të tranportit. Nëse nuk plotësohet kushtet tona, do bëjmë grevë këtu do ngremë dhe çadër. Nuk do bëjmë protestë për partitë, por për fëmijët tanë”, u shprehën disa përfaqësues në protestë.

Pasi shprehën mesazhet e tyre protestuesit u zhvendosën nga Ministria e Transportit tek ajo e financave. Policia e Shtetit gjatë gjithë protestës ka bërë thirrje që protesta të shpërndahet, pasi është vepër penale dhe kush nuk bindet do arrestohet.  Përfaqësuesit e shoqatave të tranportit kanë bërë me dije se protesta e tyre do të vijojë deri kur të marrin përgjigje dhe të zgjidhet problemi i tyre. Ndërkohë që policia i ka shpërndarë me thirrje dhe shtyrje, ata kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe nesër deri në plotësimin e kërkesave.

Transporti publik është mbyllur që në fillim të marsit dhe nga qeveri është bërë me dije se hapja do të bëhet të hën e javës së ardhshme (22 qershor), por duhet që të respektohet një protokoll të qartë të hartuar nga ISHP. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet transporti publik protesta e transportit shoqata e transportit hapet transporti publik protesta e transportit shoqata e transportit

Sondazh

Poll