Aktualitet

“Duhet kontroll i lartë, s’e bën dot asnjë mjek”/ Epidemiologu sqaron shtimin e rasteve: Të testohen të gjithë, paci

17 Qershor 2020, 08:13 Nga DOSJA
“Duhet kontroll i lartë, s’e bën dot asnjë

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehemeti ka deklaruar në emisionin “ABC e mëngjesit” se rritja e numrit të të infektuarve ishte pritshme pas hapjes graduale. Ai theksoi se testet duhet të ishin në rritje që në fillim, ndërsa shtoi se është shumë i rëndësishëm hetimi serologjik.

Mjeku sqaroi se duhet të testohen të gjithë, pasi në këtë mënyrë mund të identifikohen të prekurit. Ai shtoi se ka pacientë që e marrin virusin tek Infektivi dhe e çojnë nëpër qytete.

“Është duke ndodhur ajo që prisnim, se do të ndodhte. Si fillim në momenti që ka disa masa dhe ato bien, normalisht ka edhe një rritje. Sa është kjo rritje? Është në për pjesëtim të drejtë me, sa të forta dhe të gjata kanë qenë masat. Rritja gjithashtu ka të bëjë me shtimin e numrit të testeve, sot bëjmë rreth 4 apo 5 fish më shumë teste se një mars. Dje janë bërë 364 testime, ndërkohë më 24 mars kur ishte piku klinik, janë bërë 74. Por edhe ndezja e disa vatrave që ishin të parashikueshme, si fasoneritë që nuk u mbyllën, por që nuk ka lidhje me masat, po ashtu spitalet që sërish nuk kanë lidhje me masat sepse dihet që ishin të rrezikuar. Duhet kontroll më i lartë, mos prisni që një mjek të ndryshojë spitalin, nuk e bën dot, as një pacient nuk e bën dot. Duhet një ndërhyrje qendrorë për të rregulluar këto vatra. Spitali ka edhe një efekt tjetër që është ai i mbledhjes, që do të thotë se kur pacientët, vizitorët dalin nga spitali, si rasti i Gjirokastrës që nuk kishte asnjë rast, pacientët e parë nga QSUT çuan për herë të parë virusin në atë qytet. Kemi rastin e Matit, Beratit apo Lushnjes. E mbledh QSUT, sepse i shërben gjithë kombit, dhe duhet të kemi kujdes këtë element. Ne e dimë që virusi ndodhet aty, dimë edhe që në shumë raste virusi është asimptomatik dhe nuk e gjejmë dot. E vetmja mënyrë është analiza.Për ta zhdukur duhet të testohen që të gjithë. Ata që ndodhen brenda në QSUT, mjek, infermierë, roje, pacientë, administratë… Në mënyrë që pozitivët të izolohen në shtëpi apo spital, sipas nevojës shëndetësore, në mënyrë që të rikthehet gjendja “sterile”  e këtyre pavioneve”, tha epidemiologu.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehemeti koronavirusi ne shqiperi ilir alimehemeti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll