Aktualitet

COVID-19/ Ndërron jetë e moshuara tek Infektivi, shkon në 38 numri i viktimave

17 Qershor 2020, 08:36 Nga DOSJA
COVID-19/ Ndërron jetë e moshuara tek Infektivi, shkon në 38

TIRANË- Shkon në 38 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka humbur jetën një 82-vjeçare tek Spitali Infektiv.

“Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.”, njofton ministria.

Ndërkohë situata me COVID-19 vijon të mbetet e paqëndrueshme. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 50 raste të reja. Harta është zgjeruar me 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje. Gjatë ditës së fundit janë shëruar 13 qytetarë dhe një paciente tek  Infektivi ka humbur jetën. Që nga nisja e pandemisë janë 38 jetë të humbura dhe 1722 janë konfirmuar me COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll