Aktualitet

Gjyqtarja e Tahirit, Shullazit dhe Izet Haxhisë, KPK shkarkon Nure Ndrenin që ishte pjesë e Gjykatës së Posaçme

17 Qershor 2020, 07:20 Nga DOSJA
Gjyqtarja e Tahirit, Shullazit dhe Izet Haxhisë, KPK shkarkon Nure Ndrenin

TIRANË- Gjyqtarja Nure Ndreni, pjesë e Gjykatë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është shkarkuar nga detyra. Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici kryetar, Suela Zhehu anëtare dhe Xhensila Pine, relatore vendosën që të shkarkonin nga detyra gjyqtaren Dreni.

Në seancë dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë hetimit kishte evidentuar pasaktësi dhe mospërputhje në deklarimin e pasurisë nga gjyqtarja Dreni; e cila përbëhet nga një automjet i markës Citroen, një apartament prej 155 m2 në pronësinë e bashkëshortit, një investim prej 5.8 milionë lekësh në bono thesari si dhe një apartament prej 60 m2 në Golem.

Pine evidentoi gjithashtu se nuk ishte provuar fitimi i kompanisë “Dreni” sh.p.k me ortak bashkëshortin e gjyqtares- të ardhura që janë përdorur më pas si burim për blerjen e apartamentit, ndërsa shtoi se kjo pronë ishte blerë nën çmimin e referencës. Komisioni evidentoi gjithashtu pamundësi financiare për të mbuluar shpenzimet përgjatë viteve 2011-2014, kohë e cila përkon me shkollimin e dy vajzave të gjyqtares Dreni në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë për kriterin e figurës, gjyqtarja u vlerësua pozitivisht nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) pasi nuk kishin gjetur shkelje që u miratuar dhe nga Komisioni. Por për vlerësimin e aftësive profesionale, Drenit iu kërkuan shpjegime mbi disa denoncime të mbërritura në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Kush është Nure Dreni?

Nure Dreni është gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ajo njihet si gjyqtarja që dha dorëheqjen nga gjykimi i dosjes së anëtarëve të bandës së Emiliano Shullazit, me argumentin se kishte qenë e angazhuar në një proces të mëparshëm ndaj anëtarëve të grupit.

Dreni gjithashtu ka qenë ka qenë edhe pjesë e trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, dhe ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë për rishyrtim të dosjes “Hajdari”. Po ashtu Dreni ishte dhe pjesë e trupës gjykuese në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që do të vendoste fatin e Saimir Tahirit. Po ashtu Dreni ishte dhe pjesë e trupës gjykuese që riktheu në detyrë Luan Dacin, anëtarin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, me argumentin se nuk ka kryer falsifikim të dokumenteve, në mosdeklarimin e masës disiplinore të shkarkimit si gjyqtar në vitin 1997.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i pavarur të kualifikimit nure dreni saimir tahiri komisioni i pavarur të kualifikimit nure dreni saimir tahiri

Sondazh

Poll