Aktualitet

SPAK dorëzon 11 kërkesat e para për konfiskim pasurie, mes tyre BMW-ja e blinduar e Lul Berishës dhe resorti “Golden” i

17 Qershor 2020, 08:58 Nga DOSJA
SPAK dorëzon 11 kërkesat e para për konfiskim pasurie, mes tyre

TIRANË: Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka depozituar 11 kërkesat e para për konfiskim pasurie të personave të botës së krimit. Mes kërkesave për konfiskim pasurie është BMW-ja e blinduar e Lulzim Berishës dhe resorti “Golden”  i Hajrajve. Po kështu SPAK kërkon të konfiskojë edhe  pasuri të bashkëpunëtorëve të Hajrajve në Shkoder.

 

Pasi çështje kalon në GJKKO subjektet që janë në hetim kanë minimalisht 6 muaj afat për të sjellë prova, fatura, fakte ekspertiza ekonomike për të verifikuar pasurinë. Nëse pasuritë nuk justifikohen nga pronarët ato sekuestrohen nga shteti.

Ndërkohë Hajrat akuzohen si të përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës.  Ky i fundit u mor peng në 17 janar në Kamëz dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër.

Sakaq, më 5 maj Lulzim Berishës iu sekuesturan sekuestuan 1.2 mln litra naftë, të cilat ishin të kompanisë  “Rajan 2007″.  Ndërsa në muajin shkurt 2020, OFL i dërgoi “pusullën”.

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim berisha ofl spak dorëzon 11 kërkesat e para lulzim berisha ofl spak dorëzon 11 kërkesat e para

Sondazh

Poll