Aktualitet

COVID-19/ Zbulohen 2 vatra të reja në Durrës, infektohen 4 persona, dalin përgjigjet edhe për 26 testimet në Kukës

17 Qershor 2020, 07:29 Nga DOSJA
COVID-19/ Zbulohen 2 vatra të reja në Durrës, infektohen 4

Durrës- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19 në Durrës. Dosja.al mëson se 2 raste janë kontake të personave të infektuar më herët, ndërsa  2 rastet e tjera janë vatra të reja, një në Durrës dhe tjetër në Sukth. Po kështu gjatë orëve të fundit ka rezultuar edhe 2 persona të infektuar në Korçë. Në total numri i të infektuarve në Korçë ka shkuar në 3.

 

Ndërkohë lajm i mirë nga vjen nga Kukësi. Gjatë orëve të fundit në Kukës janë testuar 26 persona dhe asnjë nuk ka dalë pozitiv.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 82 raste të reja.  Harta është zgjeruar me 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Numri i rasteve aktive në vend është 571 dhe që nga nisja e pandemisë janë infektuar 1672. Sakaq numri i viktimave ka shkuar në 37.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll