Aktualitet

Tirana, Shkodra e Kruja vatrat e nxehta, në 24 orë regjistrohen 50 raste të reja. Ministria: Është shënuar dhe viktima e 3

17 Qershor 2020, 08:00 Nga DOSJA
Tirana, Shkodra e Kruja vatrat e nxehta, në 24 orë regjistrohen 50

TIRANË- Numri i të infetkuarve të rinj me COVID-19 në 24 orët e fundit është ulur. Në një njoftim për mediat nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije janë testuar 333 persona dhe janë konfirmuar 50 qytetarë. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin dhe 1 rast në Lushnje.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.  Nga ana tjetër bëhet me dije se në 24 orët e fundit është shënuar një humbje jete. “Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, tha Daja. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë shënuar 1722 dhe kanë humbur betejën me sëmundjen 38 pacientë. 

Një ditë më parë u shënua dhe rekordi i rasteve ditore, pasi u regjistruar 82 persona të prekur me COVID-19. Vatrat më të nxehta vijojnë të mbeten Tirana, Shkodra, Kruja, Durrësi e Vlora. Lidhur me këtë situatë reagoi dhe Kryeministri Edi Rama, i cili në një komunikim me qytetarët dhe u shpreh se me këto numra rrezikojmë mbylljen dhe shtoi se nuk do të lejohet asnjë grumbullim. Po ashtu Policia e Shtetit dhe struktrurat e tjera do të intesifikojnë punën e tyre dhe do ndëshkojnë të pabindurit. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll