Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Edlira Petri rezulton pa probleme

17 Qershor 2020, 07:27 Nga DOSJA
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës,

TIRANË- Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Edlira Petri, është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në seancën e zhvilluar sot, trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Xhensila Pine anëtare, pasi e hetuan në të tri kriteret: deklarimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, vendosën konfirmimin në detyrë të Pertit.

Gjatë hetimit komisioni nuk identifikoi probleme në pasuritë e zotëruara nga gjyqtarja Petri, ku ajo zotëronte një autoveturë tip Benz të blerë në vitin 2009 në vlerën 600 mijë lekë, depozitat bankare dhe llogaritë rrjedhëse në emër të saj.

Hetimi është bërë dhe për shtëpinë e prindërve të gjyqtares, e deklaruar prej saj si adresë banimi në vitet 2003-2009. Por sërish problemet e gjetura janë arsyetuar nga mbrojtja dhe trupa gjykuese vendosi konfirmimin e saj në detyrë.

Ndërkohë në një seancë tjetër Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra  gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Nure Ndreni, e cila ishte pjesë e trupës gjykuese që do merrte vendimin për Saimir Tahirin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edlira petri komisioni i pavarur të kualifikimit edlira petri komisioni i pavarur të kualifikimit

Sondazh

Poll