Aktualitet

Gruaja i rezultoi e infektuar/MSH mbledhje urgjente për mjekun që vijon punën në spitalin e Krujës, Policia: S’e shoqëro

17 Qershor 2020, 08:22 Nga DOSJA
Gruaja i rezultoi e infektuar/MSH mbledhje urgjente për mjekun që

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë është duke zhvilluar një mbledhje për çështjen e mjekut të spitalit të Krujës, Ardian Mata. Kjo mbledhje po zhvillohet pasi mjeku imazherit  shkon në punë edhe pse gruaja e tij rezultoi e infektuar. Ende nuk ka dalë përgjigja e analizës për mjekun, i cili mund të jetë një rrezik për pacientët.

Për këtë çështje u paralajmërua se do të kishte një deklaratë për shtyp nga ana e spitalit, por nuk ndodhi. Ndërkohë, Policia deklaron se nuk mund të shoqërojë mjekun, pasi nuk ka asnjë denoncim për të.

 

Dy javë më parë u publikua lajmi se gruaja e mjekut Ardian Mata rezultoi e infektuar me COVID-19.  Kjo e fundit është punonjëse e shëndetësisë pranë njësisë vendore të Shëndetit Publik në Krujë. Ajo u infektua teksa u merrte tampontë të dyshuarve me koronavirus. Për momentin gjendja shëndetësore e saj është e qëndrueshme dhe po mjekohet në banesë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian mata koronavirusi ne shqiper ardian mata koronavirusi ne shqiper

Sondazh

Poll