Aktualitet

Dy aksidente në Tiranë/ Makinat “marrin para” vajzat me biçikleta, shoferët largohen nga vendi i ngjarjes

17 Qershor 2020, 07:43 Nga DOSJA
Dy aksidente në Tiranë/ Makinat “marrin para” vajzat me

TIRANË- Mëngjesin e sotëm kanë ndodhur dy aksidente në Tiranë. Policia bën me dije se një aksident ka ndodhur tek sheshi “Karl Topia”, ku një mjet ka përlasur një 22-vjeçare me iniciale N.C që po ecte me biçikletë. Ndërsa, aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën “Teodor Keko”, ku një makinë ka përplasur një 25-vjeçare me iniciale D.SH. Mësohet se të 2 shoferët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.06.2020, rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve. Më datë 17.06.2020, rreth 08:09, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy aksidente në tiranë dy aksidente në tiranë

Sondazh

Poll