Aktualitet

Punësoi si roje nate pedofilin Abaz Doku/ Drejtori i gjimnazit “Gramoz Palushi” anëtar i PS-së, foto nga mbledhja e parti

17 Qershor 2020, 06:59 Nga DOSJA
Punësoi si roje nate pedofilin Abaz Doku/ Drejtori i gjimnazit

TIRANË– Abaz Hoxha, drejtori i shkollës “Gramoz Palushi”, ku u punësua si roje nate pedofili Abaz Doku, është anëtar i Partisë Socialiste. Dosja.al ka siguruar edhe një foto ku Hoxha shfaqet në mbledhjet e partisë. Në këtë foto drejtori i shkollës është i ulur në karrige dhe para ka një bllok dhe stilolaps. Mesa duket ai i merr “seriozisht” punët e partisë, pasi dëgjon  me vëmendje diskutimet në mbledhje.

 

Dy ditë më parë Dosja.al publikoi lajmin se pedofili Abaz Doku, pasi u shkarkua nga shkolla “Azem Hajdari”, filloi punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”, institucion arsimor ky që drejtohet nga Abaz Hoxha.  Ndërkohë  gazetari Elton Qyno ka publikuar detaje sesi u punësua Abaz Doku roje nate në gjimnaz. Për këtë lajm ka pasur edhe shumë reagime nga mësuesit e shkollës, të cilët e mohojnë këtë lajm. Ndërsa nxënësit e shkollës e pranojnë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz hoxha perdhunimi i 15 vjecares abaz hoxha perdhunimi i 15 vjecares

Sondazh

Poll