Aktualitet

I dënuar për trafik kokaine 20 vite më parë, peshkatarit në Durrës i sekuestrojnë pasurinë. Zotëronte hotel, truall, an

17 Qershor 2020, 06:41 Nga DOSJA
I dënuar për trafik kokaine 20 vite më parë, peshkatarit

DURRËS- Gjykata e Durrësit i ka sekuestruar pasurinë një peshkatari, i cili në vitin 2000 për trafikimin e 19 kilogramëve kokainë. Sipas informacioneve, mësohet se peshktari është Halil Hoti dhe është bërë objekt i një hetimi pasuror nga Prokuroria dhe Policia e Durrësit. Pas hetimit, Gjykata e Durrësit ka vendosur t’i sekuestrojë të gjitha pasurinë peshkatarit Hoti dhe djalit të tij Stivens Hoti, pasi dyshohet se janë krijuar nga paratë e fituara nga aktiviteti kriminal

Mësohet se peshktatari ka një truall me sipërfaqe 1465 metra katror ku është ndërtuar dhe një hotel në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”. Po ashtu ai zotëron një lokal në Currila, 2 apartamente, një automjet luksoz i tipit “Daimler Chrysler” S 320.

Hoti rezulton se në vitin 2000 është arrestuar për akuzën e “Falsifikimit të pasaportave” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe është dënuar me 5 vite burgim. Gjykata e mori këtë vendim pasi i janë gjetur në anisje 19 kg e 216 gramë lëndë narkotike e llojit Kokainë dhe heroinë, që dyshohet se ishte bërë gati për t’u trafikuar drejt Italisë.

Peshktatari prej vitesh ka qenë nën hetim, pasi kontrolli i pasurisë së tij ka nisur që në vitin 2013. Në emër të Hotit është dhe një biznes peshkimi me anije “Perena” në Durrës, por hetuesit kanë vënë re se peshktari nuk justifikon dot të nga ardhurat financiare prej 332 milion lekë, pasurinë që ka në Durrës e cila arrin një vlerë  1.5 milion Euro.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e durresit halil hoti peshkatari me pasuri 1.5 milion euro sekuestrohet pasuria e peshkatarit gjykata e durresit halil hoti peshkatari me pasuri 1.5 milion euro sekuestrohet pasuria e peshkatarit

Sondazh

Poll