Aktualitet

Pinderi analizon karrierën e Veliajt: Ai nuk ka ideologji, nga pushteti do ikë bashkë me Ramën

17 Qershor 2020, 06:28 Nga DOSJA
Pinderi analizon karrierën e Veliajt: Ai nuk ka ideologji, nga pushteti do

TIRANË- Aktivisti Kristi Pinderi ka folur mbrëmjen e djeshme për karrierën e Erion Veliajt, pasi më të njihet prej kohësh që nga periudha e “Mjaft” shumë vite më parë. Në një lidhje direkte me Skype nga Kanadaja, Pinderi në “A Show” u shpreh se Veliaj vetëm ideologji nuk ka. Sipas aktivistit Veliaj duhet të ikë nga pushteti bashkë me Ramën, pasi nëse rrëzohet Kryeministri nuk duhet të qëndrojë më në pushtet.

I pyetur nga Krasta, për një legjendë që qarkullon në Tiranë ku përflitet që asnjëherë nuk ka një pranim total nga Rama të Veliaj, Pinderi e quajti këtë një gënjeshtër të krijuar nga vetë qarqet afër Kryeministrit.

Mua më është dashur gjatë që të kuptoj rëndësinë e këtij procesi të ekosistemit të influencës. Ajo është një spin off që ata përpiqen ta hedhin për debat. Është e kot të diskutojmë për këtë gjë kur ata janë bashkë që nga viti 2013 kur dominojnë pushtetin. Nuk do ta zëvendësojë dot Ramën, Veliaj, sepse kur të ikë Rama nga pushteti do ikë edhe Veliaj”, u shpreh Pinderi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama erion veliaj karriera e veliajt kristi pinderi edi rama erion veliaj karriera e veliajt kristi pinderi

Sondazh

Poll