Aktualitet

Sherr me thika në Bulqizë/ Policia arreston autorin dhe të plagosurin

17 Qershor 2020, 06:33 Nga DOSJA
Sherr me thika në Bulqizë/ Policia arreston autorin dhe të

BULQIZË- Sherr me thika në vendin e quajtur Pishat në Bulqizë. Polica bën me dije se ka ndodhur një sherr për motive të dobëta mes dy të rinjve, F. XH, 25 vjeç dhe A. M, 28 vjeç. Uniformat blu sqarojnë se gjatë sherrit 28-vjeçari ka goditur me thikë 25-vjeçarin. Ky i fundit e ka goditur me dërrasë. Ndërkohë policia ka arrestuar të dy personat.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:00, datë 16.06.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Pishat”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se pas një debati për motive të dobëta, shtetasi A. M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh., ndërsa ky i fundit e ka goditur shtetasin A. M., me një dërrasë, duke i shaktuar dëmtime të lehta. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 25 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Komisariatin nr-4 Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim R. L., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mat, pasi në njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr me thika në bulqizë sherr me thika në bulqizë

Sondazh

Poll