Aktualitet

“Daja” i grabitjes së Rinasit ndërroi jetë nga sëmundja e rëndë, djali tregon si mori vesh lajmin: Ma tha shoku i dhom

16 Qershor 2020, 16:04 Nga DOSJA
“Daja” i grabitjes së Rinasit ndërroi jetë nga

TIRANË– Disa ditë më parë, në spitalin e Traumës ka ndërruar jetë Ragip Hajdini, i njohur ndryshe si Daja nga Kosova, i cili ishte arrestuar dhe akuzohej si pjesëmarrës në grabitjen e Rinasit, më 9 prill 2019.

Djali i tij, Dardani ka qënë i  ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, duke folur për të atin dhe gjithë informacionin që kishte marrë për sëmundjen e tij. Sipas të birit, lajmin për transferimin e të atit në spitalin e Traumës e kishte marrë nga shoku i dhomës.

Gjatë fjalës së tij Dardani, u shpreh se i ati prej muajsh ka lënguar nga dhimbjet, madje burgu kishte organziuar protestë që ta dërgonin në spital pasi kishte pasur dhimbje për shkak të sëmundjes së rëndë prej së cilës vuante.

“Babai është ankuar prej dhimbjeve por kur është transferuar tek Trauma informacionin e kemi marrë nga shoku i dhomës. Burgu 302 na njoftoi pas 5 ditësh. Ka muaj që fliste për dhimbje. Mesa duket ka qenë ditë e hënë që është transferuar në Spitalin e Traumës, dita e Bajramit më duket. Sipas shokut të dhomës. Kemi menduar që ka dhimbje si të gjithë të tjerët, nuk është se jemi informuar, kur erdhëm atje mjeku në Spitalin e Traumës na tha shpresojmë të jetë tuberkuloz, por ishte tumor. Përderisa është futur në operacion dhe ka vdekur një javë pas operacionit më bën të kuptoj se ka qenë në fazë të fundit. Nuk mundet tumori të marrë jetë nëse personi nuk ka kaluar një dhimbje të gjatë. Babai nuk ka qënë i implikuar në grabitjen e Rinasit. Me babain kemi pasur kontakte thuasje çdo ditë me të. Edhe ai e dinte që po të na thoshte se ishte keq, nuk mund të bënim gjë. E dinte që nuk kishim gjë në dorë. Kur ishte në burg, ka kërkuar 2-3 javë më parë që ta çonin në spital sepse nuk ndjehej mirë. Aq sa burgu u çua në protestë për ta nisur në spital,”-tha djali i “Dajës”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dardan hajdini ragip hajdini vdes ragip hajdini dardan hajdini ragip hajdini vdes ragip hajdini

Sondazh

Poll