Aktualitet

U akuzuan edhe për vrasjen e Admir Murataj, ja për çfarë do të gjykohen vëllezërit Çala

16 Qershor 2020, 15:44 Nga DOSJA
U akuzuan edhe për vrasjen e Admir Murataj, ja për çfarë

TIRANË- Katër ditë më parë, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për grabitjen e Rinasit dhe dërgoi dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, do të gjykohen vetëm për dy grabitjet në Rinas, pasi SPAK ka hedhur poshtë akuzën për vrasjen e Admir Murataj. Në përfundim të hetimeve është vlerësuar se dy vëllezërit nuk kanë lidhje me vrasjen e Muratajt, i cili është cilësuar nga SPAK si koka e grupit.

Klement dhe Eldi Çala u arrestuan 3 muaj më parë në një banesë me qira në Qerret të Kavajës. Në operacionin për arrestimin e tyre morën pjesë 300 forca policore, përfshirë “EnFAST”, RENEA-t .

Më 9 prill 2019, persona të maskuar grabitën 4.6 milion euro nga barku i avionit “Austrian Airlines”. Autorët u futën nga dera e pasme e aeroportit me një furgon me mbishkrimin hetimi tatimor. Pas grabitjes, ata u përplasën me policinë pak metra larg Rinasit, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbi jetën Admir Murataj. Deri më tani janë sekuestruar 1.5 milion euro, ndërsa po kërkohet për pjesën tjetër.

Eldi dhe Klement Çala, Oltion Veseli, Elton pikli, Renaldo Sula dhe Alkon Bengasi janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Ndërkohë Talo Çela dhe Aleks Pepa, të cilët janë dënuar në mungesë, vijojnë të jenë në kërkim. Gjykata e Posaçme tashmë do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, akuza do të pushohet, apo dosja do të kthehet për rihetim.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eldi cala grabitja ne rinas klement cala prokuroria e posacme eldi cala grabitja ne rinas klement cala prokuroria e posacme

Sondazh

Poll