Aktualitet

30 respiratorë mbërrijnë tek Infektivi, Manastirliu: Rrisim kapacitetet për përballimin e COVID-19

16 Qershor 2020, 11:49 Nga DOSJA

TIRANË: 30 respiratorë të rinj i shtohen spitaleve të vendit, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Gjatë marrjes në dorëzim të respiratorëve, ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu, theksoi se kjo është një mbështetje për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë.

“30 respiratorët që vijnë nga kjo marrëveshje është me të vërtetë një mbështetje më shumë për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë. Një pjesë e respiratorëve të cilët sot kanë ardhur, do të jenë për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në këtë spital. Një pjesë në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe do të vijojmë të fuqizojmë edhe kapacitetet për sa i përket spitaleve të tjera të cilat ne i kemi cilësuar si spitale Covid”, tha Manastirliu.

Ajo iu bëri apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Është shumë e rëndësishme të ruajmë dhe të respektojmë ato masa të thjeshta, në dukje të thjeshta, por që duhet të bëhen pjesë e jetës tonë, që është distancimi fizik, që është ruajtja e higjienës personale, mbajtja patjetër e maskave kur nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik”, tha Manastirliu.

Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit ishin Ambasadori Norvegjez në Shqipëri Jens Erik Grondahl, Zëvëndës Shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier, si dhe Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Limya Eltayeb.

“Dua të them që jam shumë i lumtur të shoh që këto respiratorë kanë ardhur në Shqipëri. Kam dëgjuar që këto janë saktësisht pajisjet që ju keni nevojë. Në kohë pandemie solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm”, tha Ambasadori Norvegjez në Shqipëri Jens Erik Grondahl.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 30 respiratorë të rinj ogerta manastirliu 30 respiratorë të rinj ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 10:36

TIRANË– Dy reperët e njohur në tregun e muzikës shqiotare si rivalë të fortë e armiq të përbetuar, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj, janë bërë bashkë, në ku...