Aktualitet

Ra nga skela teksa po lyente fasadën e një pallati, vdes në spital punëtori në Fier

16 Qershor 2020, 10:15 Nga DOSJA
Ra nga skela teksa po lyente fasadën e një pallati, vdes në

FIER– Një punëtor i identifikuar si Besnik Dine ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, pak më shumë se një orë pasi u rrëzua nga skela ku po punonte.

Dine ishte angazhuar të lyente fasadën e katit të dytë të një pallati, konkretisht te banesës së personit me inicialet F.Y..

Por pasi ka nisur punë, 50-vjeçari ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga skela e katit të dytë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “11 Janari”, mesditën e sotme, në qytetin e Fierit.

Dine u dërgua në spitalin e Fietit në gjendje të rëndë, dhe për shkak të situatës së tij shëndetësore nuk dërgohej dot në Tiranë. Mirëpo fatkeqësisht, teksa merrte ndihmën e nevojshme mjekësore, ka ndërruar jetë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier punetori bie nga skela fier punetori bie nga skela

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 10:36

TIRANË– Dy reperët e njohur në tregun e muzikës shqiotare si rivalë të fortë e armiq të përbetuar, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj, janë bërë bashkë, në ku...