Aktualitet

Privatizoi ndërtesën/ SPAK merr nën hetim ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala: Nuk shqetësohem, por peshqit e mëdhenj lun

16 Qershor 2020, 09:47 Nga DOSJA
Privatizoi ndërtesën/ SPAK merr nën hetim ish-kryebashkiakun e

TIRANË- Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka marrë nën hetim ish-kryebashkiakun socialist të Hasit, Adem Lala. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Lala po hetohet për korrupsion. Ish-kryebashkiakut të Hasit pritet t’i komunikohet akuza nga Prokurorja Enkeleda Millonai, pasi dyshohet për privatizimin e një ndërtese në Has, procedurë  e cila më pas është anuluar. Mësohet se hetimi për Lalën  ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kuksit dhe më pas është transferuar në SPAK. Po kështu më 18 qershor ai do të merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ku do japë deklarimet e tij.

Në lidhje me këto hetime Lala ka deklaruar se “peshqit e mëdhenj” lundrojnë të lirë, ndërkohë SPAK merret me këtë çështje. Ai u shpreh se është i hapur për hetime.

“Nuk jam i shqetësuar në aspektin penal, sepse skam kryer asnjë shkelje. Në aspektin njerezor patjetet qe me shqetëson. Do jem i hapur per hetime”, është shprehur ai. 

Lala u vendos në krye të bashkisë së Hasit, pasi fitoi në zgjedhejt e 21 qershorit 2015.  Ai kandidoi nën siglën e kualicionit LSI-PS. Ai është një ish-ushtarak, i cili ka mbajtur edhe dy mandate si kryetar komune në Golaj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adem lala spak në hetim adem lala adem lala spak në hetim adem lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 09:14

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu ka publikuar videomesazhin e mjekut të Spitalit të Traumës, Vilson Ruçi, ku ky i fundit iu bën thirr...