Aktualitet

Të dënuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje/ OFL iu dërgon formularin 2 “skifterëve” në Tiranë (EMRAT)

16 Qershor 2020, 09:20 Nga DOSJA
Të dënuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje/ OFL iu

TIRANË: Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët dy të dënuarve për vjedhje dhe armëmabjtje pa leje. Mësohet se në “sitën” e OFL-së janë Elis Gjypi dhe Genci Prifti. Këta të fundit duket të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.

Njoftimi i Policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– E. Gj., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

– G. P., banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Vjedhja e bankave, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elisa gjypi genci prifti elisa gjypi genci prifti

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 09:14

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu ka publikuar videomesazhin e mjekut të Spitalit të Traumës, Vilson Ruçi, ku ky i fundit iu bën thirr...