Aktualitet

“Njëri dhunoi efektivin e Rrugores”, Policia e Tiranës arreston 7 persona: Dy prej tyre ishin të shpallur në kërkim

16 Qershor 2020, 09:42 Nga DOSJA
“Njëri dhunoi efektivin e Rrugores”, Policia e Tiranës

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona. Sipas një njoftimi për mediat, Policia bën me i dije 2 prej tyre ishin të shpallur në kërkim, ndëra 5 të tjerët janë arrestuar në flagrancë për vepra të ndryshme penale.

Më tej mësohet se në pranga ka rënë R.L., 24 vjeç, pasi në Kamzë, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Bashkë me të është arrestuar dhe një 30-vjeçar, po për të njëjtën vepër penale. Ndërkohë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 31 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Rrugore.

NJOFTIMI I PLOTË

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim, si edhe u procedua penalisht një shtetas tjetër. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasin R. L., 24 vjeç, pasi në Kamzë, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 30 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe u procedua penalisht shtetasi A. H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi në Rrugën e Dajtit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shetasin A. H. dhe pasagjer shtetasin A. Z., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, u gjet dhe u sekuestrua një dozë e vogël me kokainë.

Ndërkohë, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S., 34 vjeç, sepse pranë ish-Fushës së Aviacionit, gjatë kontrollit fizik iu gjetën një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar dhe një armë e ftohtë (thikë), të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 31 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Rrugore. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Gj., 55 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit: Z. S., 58 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ”Dhuna në familje”; O. X., 47 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 7 te arrestuar ne tirane policia e tiranes 7 te arrestuar ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 09:14

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu ka publikuar videomesazhin e mjekut të Spitalit të Traumës, Vilson Ruçi, ku ky i fundit iu bën thirr...