Anëtarët e SPAK e GJKKO-së i nënshtrohen testit të COVID-19, asnjë prej tyre nuk rezultoi pozitiv
16 Qershor 2020, 09:32Nga DOSJA
TIRANË- Anëtarët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit i janë nënshtruar testit të COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se asnjë prej tyre nuk ka dalë pozitivë. Kërkesa për testimin është bërë nga vetë institucioni pas rasteve te 313-ta, ku punonjës të policisë së burgjeve dhe të paraburgosur u infektuan me COVID.
Ndërkohë sot janë konfirmuar dhe 82 raste të reja me COVID-19. Ministria apelon që qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen për higjienën e tyre. Harta e të prekurve është zgjeruar me 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 50 pacientë dhe që nga nisja e pandemisë 37 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në vend është 571 dhe që nga nisja e pandemisë janë infektuar 1672.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- U raportua si një vdekje natyrale, por Nehat Kulla, i njohur edhe si “Gjenerali”, ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Dosja.al mësoi ekskluzivi...
Aktualitet16 Qershor 2020, 09:14
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar videomesazhin e mjekut të Spitalit të Traumës, Vilson Ruçi, ku ky i fundit iu bën thirr...
TIRANË- Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale në një njoftim për mediat ka bërë me dije se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë dhe një 68-vje&cce...
TIRANË– Një kamion shqiptar me mjete mbrojtëse false është ndaluar në portin e Ankonas në Itali, ku është sekuestruar një ngarkesë prej 2.300 veshje labora...
Tiranë- Numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të shënojë një rritje. Mjekja në Institutin Shëndetësor Publik Rovena Daja në “ABC News” u shpreh ...
TIRANË- Në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 82 raste të reja më COVID-19. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se so...
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Durrës-Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë ka përplasur për vdekj...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 24-vjeçar pasi është kapur duke lëvizur me armë pa leje. Në një njoftim për mediat, Policia bën me di...