Aktualitet

“Mjetet e prodhuara në Shqipëri ishin false”, Sekuestrohet kamioni i nisur nga Durrësi me paisje mjekësore në Itali

16 Qershor 2020, 08:59 Nga DOSJA
“Mjetet e prodhuara në Shqipëri ishin false”, Sekuestrohet

TIRANË– Një kamion shqiptar me mjete mbrojtëse false është ndaluar në portin e Ankonas në Itali, ku është sekuestruar një ngarkesë prej 2.300 veshje laboratorike dhe 10 mijë pajisje sanitare njëpërdorimshme të cilat mbanin etiketën “Made in Albania”.

Sipas mediave italiane mësohet se këto mjete mbrojtëse janë sekuestruar nga autoritetet doganore të Anconas, pasi etiketa që ato mbanin “Made in Albania” ishte e falsifikuar, si dhe ishin të destinuara për një tregtar në Verona.

Të gjitha këto  mjete mbrojtëse ishin vendosur në rimorkion e kamionit që ishte nisur nga  Durrësi.

Duke analizuar bazat e të dhënave, doganierët, pas kontrolleve të kujdesshme të kryera mbi mallrat dhe dokumentacionin mbështetës, treguan krimin e shitjes së produkteve industriale me shenja false.

“Pajisjet e parregullta të mbrojtjes, të prodhuara në Shqipëri, kishin një markë të falsifikuar, ata u gjetën brenda një kamioni, sapo zbarkuan nga trageti i Durrësit, dhe ishin dërguar për një tregtar në provincën e Veronës.”- shkruajnë mediat italiane.

Burimi: anconatoday

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali kamioni shqiptar skandali itali kamioni shqiptar skandali

Sondazh

Poll