COVID-19 shuan ‘kokat’ e fisit Kulla, Nehat “Gjenerali” ishte i infektuar, shkoi tek Senatoriumi në gradën e fundit e
TIRANË- U raportua si një vdekje natyrale, por Nehat Kulla, i njohur edhe si “Gjenerali”, ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Dosja.al mësoi ekskluzivisht se mbrëmjen e djeshme, Nehat Kulla i shoqëruar nga një familjar u paraqit në urgjencën e Senatoriumit me gjendje tepër të rënduar dhe vështirësi serioze në frymëmarrje. Ai iu nënshtrua skanerit të mushkrisë dhe rezultoi me pneumoni bilaterale intersticiale grada e fundit, imazh tipik sipas mjekëve për COVID 19. Atij iu mor tamponi dhe iu kërkua shtrimi në spital, por edhe pse në gjendje tepër të rënduar, Nehat Kulla ka refuzuar shtrimin dhe është kthyer në shtëpinë e tij ku ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.
67-vjeçari është anëtari i dytë i fisit Kulla, dhe më i rëndësishmi i familjes që shuhet nga virusi. Më 28 prill, i vëllai, Ramazani vdiq pasi ishte infektuar me koronavirus. Kjo do të ishte edhe dalja e fundit publike e “Gjeneralit”, i cili evitonte daljen nga banesa për shkak se vuante nga disa sëmundje.
Por kush ishte Nehat Kulla dhe pse mori nofkën “Gjenerali”?
Nehat Kulla njihet nga drejtësia shqiptare si kapoja i një prej bandave më të rrezikshme në Tiranë përgjatë viteve 1997-2000. Ai u dënua me 20 vite burg për vrasjen e shoferit të ish-ministrist të Brendshëm, Halit Shamata, Halim Gjuzit. “Gjenerali”, bashkë me familjen morën nën patronazh repartin “Xhenios” në Tiranë, që ngeli i padëmtuar nga sulmet e 1997-ës. Nehat Kulla thuajse arriti të krijojë një komisariat policie në Kinostudio dhe Tufinë ku ruanin zonën. Ai mori nofkën “Gjenerali”, pasi në 1997, grabiti një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Ky mjet unik për kohën në Shqipëri ishte në duart e Nehat Kullës, i cili hoqi mënjanë modestinë për të pozuar para kamerave i veshur si gjeneral me uniformë dhe automatik, të cilin nuk e lëshonte asnjëherë nga dora.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Shënohet viktima e radhës nga COVID-19, Ministria: Ka ndërruar jetë një 68-vjeçar nga Puka
TIRANË- Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale në një njoftim për mediat ka bërë me dije se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë dhe një 68-vje&cce...
“Mjetet e prodhuara në Shqipëri ishin false”, Sekuestrohet kamioni i nisur nga Durrësi me paisje mjekësore në Itali
TIRANË– Një kamion shqiptar me mjete mbrojtëse false është ndaluar në portin e Ankonas në Itali, ku është sekuestruar një ngarkesë prej 2.300 veshje labora...
COVID-19/ Rovena Daja: Kemi shumë personel mjekësor të infektuar, pse mjekët janë të rrezikuar
Tiranë- Numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të shënojë një rritje. Mjekja në Institutin Shëndetësor Publik Rovena Daja në “ABC News” u shpreh ...
Kritike situata me COVID-19, në 24 orët e fundit konfirmohen dhe 82 raste të reja. Zonat e nxehta Tirana, Durrësi, Shkodra e
TIRANË- Në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 82 raste të reja më COVID-19. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se so...
Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje 49-vjeçarin që po ecte me biçikletë
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Durrës-Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë ka përplasur për vdekj...
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Gjykata rrëzon kërkesën e Redjan Rrajës për lirim nga burgu, i riu mbetet në qeli
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Redjan Rrajës për lirim nga burgu. Mësohet se gjykata ka hedhur poshtë...
Kapet i riu me pistolete dhe municione në Tiranë, Policia: Rrezikon deri në 7 vite burgim
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 24-vjeçar pasi është kapur duke lëvizur me armë pa leje. Në një njoftim për mediat, Policia bën me di...
COVID-19/ Shefi i Shtabit të FA: Një efektiv në Bunavi që kishte shenja u vetëizolua, kemi plan për valën e dytë
TIRANË: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ka deklaruar se një efektiv...
Infektimi i edukatores/ Drejtoresha Zhaneta Beqiri e mohoi, por Rakacolli e nxjerr “zbuluar”: Është e vërtetë, fëmijët
Tiranë- Kryetarja e Komitetit Ekspertëve, Mira Rakacolli ka pranuar se në çerdhen numër 16 në Tiranë ka rezultuar e infektuar një nga edukatoret. Rakacol...