Aktualitet

“Boom” të infektuarish/ Shkon në 50 numri i të shtruar tek Infektivi, ja si është gjendja e tyre

16 Qershor 2020, 09:37 Nga DOSJA
“Boom” të infektuarish/ Shkon në 50 numri i të

Tiranë- “Boom” të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 82 raste me COVID-19. Ndërkohë është rritur ndjeshëm edhe numri i pacientëve të shtruar tek spitali Infektiv. MSh njoftoi se në këtë spital janë 50 pacientë të shtruar, nga të cilët 8 janë në terapi intesive dhe  2 në intubim.

“Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë ministria apelon që qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen për higjienën e tyre. Sot është zgjeruar harta e të prekurve  me 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Numri i rasteve aktive në vend është 571 dhe që nga nisja e pandemisë janë infektuar 1672. Sakaq numri i viktimave ka shkuar në 37.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 09:14

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu ka publikuar videomesazhin e mjekut të Spitalit të Traumës, Vilson Ruçi, ku ky i fundit iu bën thirr...