Aktualitet

Kritike situata me COVID-19, në 24 orët e fundit konfirmohen dhe 82 raste të reja. Zonat e nxehta Tirana, Durrësi, Shkodra e

16 Qershor 2020, 08:41 Nga DOSJA
Kritike situata me COVID-19, në 24 orët e fundit konfirmohen dhe 82

TIRANË- Në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 82 raste të reja më COVID-19. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se sot është shënuar një tjetër rekord me rastet ditore. Në deklaratën për mediat, Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të respektohen masat e vendosura dhe mbajtja e maskës është një domosdoshmëri.

Gjatë 24 orëve të fundit sipas ministrisë janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, që janë kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.  Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Po ashtu nga Infektivi vjen një tjetër lajm i keq, pasi ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte në gjendje të rëndë i intubuar prej disa ditësh. Në spitalin aktualisht po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe numri i total i të infektuarve është 1672.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:54

TIRANË– Ditën e djeshme Ministria e Transportit dhe Aeroporti i Tiranës njoftuan se sot do të rinisnin fluturimet që janë pjesë e operacionit të riatdhesim...