Aktualitet

16 Qershor 2020, 09:14 Nga DOSJA

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu ka publikuar videomesazhin e mjekut të Spitalit të Traumës, Vilson Ruçi, ku ky i fundit iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për COVID-19.

Shef i Shërbimit të Ortopedisë në Spitalin e Traumës thekson se virusi është ende një rrezik dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm në mënyrë që të mos bëhen hapa pas.

“COVID-19 është akoma mes nesh, është i rrezikshëm. Duhet të ruajmë veten dhe njeri-tjetrin, familjarët. Të izolojmë pacientët në rrezik, moshat e vjetra dhe personelin mjekësor.  Të mos kthehemi pas, sukseset i kemi arritur. Hapjen, zhvillimin ekonomik, marrëdhënien me botën ti ruajmë si sytë e ballit”, shprehet mjeku.

Ndërkohë sot, ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 82 persona. Numri i viktimave ka shkuar në 37, pasi ka humbur jetën një 67-vjeçar nga Puka. Sakaq në Shqipëri janë 571 raste aktive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi vilson ruçi koronavirusi ne shqiperi vilson ruçi

Sondazh

Poll