Aktualitet

Shënohet viktima e radhës nga COVID-19, Ministria: Ka ndërruar jetë një 68-vjeçar nga Puka

16 Qershor 2020, 09:03 Nga DOSJA
Shënohet viktima e radhës nga COVID-19, Ministria: Ka ndërruar

TIRANË- Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale në një njoftim për mediat ka bërë me dije se  në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë dhe një 68-vjeçar nga Puka. Sipas ministrisë i moshuari vuante nga spok dhe ishte në gjendje të rëndë dhe i intubuar prej disa ditësh

Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë“, bën me dije ministria. 

Sot janë konfirmuar dhe 82 raste të reja me COVID-19. Ministria apelon që qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen për higjienën e tyre. Harta e të prekurve është zgjeruar me 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 50 pacientë dhe që nga nisja e pandemisë 37 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në vend është 571 persona aktivë me COVID-19 dhe që nga nisja e pandemisë janë infektuar 1672.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll