Bota

Bilanci në Maqedoninë e Veriut / Konfirmohen 100 raste të reja me Covid-19 dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

15 Qershor 2020, 12:13 Nga DOSJA
Bilanci në Maqedoninë e Veriut / Konfirmohen 100 raste të reja me

MAQEDONI E VERIUT-  Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 5 persona dhe janë  infektuar  100  të tjerë nga koronavirusi.

Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 193, ndërsa të infektuar numërohen në total 4.157.

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një ndër vendet fqinje me rrezikshmërinë më të lartë sa i takon Covid-19. E lehtësuar nga masat e pandemisë, Qeveria e këtij shteti ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur karantinën me detyrim, pasi javën e fundit bilanci ditor i rasteve të reja dhe viktimave ka qënë i lartë. Lajmi i mirë është se 1.723 pacientë janë shëruar që  prej fillimit të shpërthimit.

Burimi: worldometers 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll